Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, fillon sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, me ndeshjen ndaj Qipros në udhëtim.
Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit, Alain Giresse, në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve”.
Kosova është në këto ndeshje të Ligës së Kombeve, është një me Qipron, Greqinë dhe Irlanda Veriore.
Pritjet nga ndeshja me Qipron si dhe tri të tjerat që pasojnë në Grupin 2 të Ligës C, janë të mëdha.
Ndeshja e sotme fillon në ora 18:00, në “Aek Arena”. Para ndeshjes, si trajneri Alain Giresse ashtu edhe mesfushori Valon Berisha dolën në konferencë për media ku edhe u shprehën shumë optimistë dhe këmbëngulës për të arritur një fitore në këtë ballafaqim. /UBTNews/