UBT News

​Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

Po vazhdon shkëlqimi i boksierëve kosovarë në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Pas Donjeta Sadikut, në qerekfinale ishin dy boksierë kosovarë Bashkim Bajoku që kishte për kundërshtar boksierin Sabyrkhan Makhmud nga Kazakistani i cili nuk arriti të hjeq peshën dhe Bajoku fitoi duelin pa luftë dhe siguroi medaljen e bronzët dhe u kualifikua për gjysëmfinale.

Po ashtu në luftë për medalje boksieri Loris Idrizi për kundërshtar kishte boksierin Bullgar Mitev Kristiyan të cilin e mundi dhe siguroi medaljen e 3 të bronztë për Kosovën.

Këto janë medaljet e para pas më shumë se 40 viteve nga turneu ndërkombëtar “Strandja” për Kosovën.

Exit mobile version