Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur t’i sigurojë Kosovës medalje në Grand Prix Alamada, që po zhvillohet në Portugali.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia, Joana Diogo, ku kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten kosovare, Erza Muminoviq.
Në finale, e arta olimpike Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.