Tri fitoret e rëndësishme në Ligën e Kombeve kanë bërë që Kosova të shënojë një ngritje historie në ranglistën e re të FIFA-së. “Dardanët” kanë triumfuar ndaj Lituanisë dhe ndaj Qipros në dy ndeshje.
FIFA ndërkohë ka publikuar ranglistën e re ku Kosova tashmë pozicionohet në pozitën e 101-të, renditja kjo më e mirë në historinë e “Dardanëve”.
Ecurinë në Ligën e Kombeve, Kosova do ta mbyllë me dy ndeshje në muajin nëntor ku ballafaqohen me Lituaninë dhe Rumaninë./UBTNews/