UBT News

Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2027

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të marsit në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë kundër Gjibraltarit.

Përballja e dytë është planifikuar më 7 mars në stadiumin Branko Čavlović-Čavlek në Karlovac të Kroacisë kundër Kroacisë.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, pjesë e grupit është edhe Bullgaria.

Ky edicion i kualifikimeve do të jetë një mundësi e mirë për Dardanet që të tregojnë potencialin e tyre dhe të përgatiten për sfidat ndërkombëtare drejt Kupës së Botës 2027.

Exit mobile version