Vetëm edhe pak kohë na ndan nga hapja e edicionit të ri të Bienales së Venecias, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Kosova do të prezantohet në pavijonin e saj me ekspozitën “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi, një projekt që eksploron peizazhe psikologjike mes tensionit, ëndrrës dhe mbijetesës.
Ekspozita, e kuruar nga José Esparza Chong Cuy dhe me komisionere Hana Halilaj nga Galeria Kombëtare e Kosovës, do të hapet më 9 maj 2026 në Chiesa di Santa Maria del Pianto dhe do të qëndrojë e hapur deri më 22 nëntor 2026.
Pjesëmarrja në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment të rëndësishëm për prezantimin e artit bashkëkohor dhe krijimtarisë nga Kosova në arenën ndërkombëtare.
