Kombëtarja e Kosovës do t’i rikthehet sot aksionit pas afro tre muajve. “Dardanët” do të zhvillojnë sonte ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.
Përballja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Ullevaal” të Oslos me fillim nga ora 19:00.
Ky është testi i fundit për Kosovën e Franco Fodas para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku gjendet në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.
19:00 Norvegjia – Kosova (Stadiumi Ullevaal)