UBT News

Kosova përballet sonte me Irlandën, Foda përcakton 23-shen

Kosova nis sonte rrugëtimin në Ligën B të Kombeve, me ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përballja zhvillohet nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistët që do të jenë në dispozicion për këtë sfidë. Jashtë listës kanë mbetur Leard Sadriu, Vesel Demaku, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, të cilët do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Kjo është përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës. “Dardanët” do të kenë në krah edhe faktorin vendas, pasi Kosova ka një bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit zyrtare të zhvilluara në “Fadil Vokrri”.

Në këtë cikël, Kosova do të ketë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Pas Irlandës, “Dardanët” të dielën udhëtojnë në Austri, ndërsa të enjten e ardhshme përballen me Izraelin, para se ta presin sërish Austrinë të dielën tjetër.

Kosova garon për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

D.L

Exit mobile version