Kosova do të ketë dy përballje mjaft të rëndësishme në basketboll në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Dardanët përballen me Zvicrën dhe Irlandën në udhëtim.
Ndeshja e parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, derisa ajo e dyta më 24 nëntor në Dublin. Lidere e Grupit A është Zvicra me dy fitore në dy ndeshje, derisa Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje. Irlanda është e fundit pa fitore me dy humbje në dy ndeshje.
Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës 83:76, kurse pësoi humbje nga Azerbajxhani 87:77.
Dy ndeshjet e fundit të Kosovës do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.