Kosova po merr pjesë për herë të parë në Ekspozitën e Seksioneve Anëtare të UIA-së (UIA Member Sections Exhibition), e cila po mbahet në kuadër të Kongresit Botëror të Arkitektëve UIA 2026 në Barcelonë.
Vendi po përfaqësohet nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një ekspozitë ndërkombëtare ku marrin pjesë 55 shtete nga 121 shtete anëtare të UIA-së. Kjo pjesëmarrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e arkitekturës kosovare dhe forcimin e pranisë së saj në arenën ndërkombëtare.
Sipas organizatorëve, prezantimi i Kosovës në këtë forum prestigjioz përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin e arkitekturës vendore, si dhe për thellimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe integrimin në rrjetin global të arkitekturës./A.K/
