Kosova e Turqia kanë zhvilluar ndeshje ndërmjet vete. Por, federatat e të dyja shteteve kanë rënë dakord për zhvillimin e një ndeshje miqësore, ka njoftuar të enjten Fedetata e Futbollit e Kosovës (FFK) pas takimit që kryetari Agim Ademi pati me kryetarin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir.
Miqësorja është menduar të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë. Të dyja federatat kanë nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet si dhe bashkëpunimin në shumë projekte të përbashkëta.
Kosova e Turqia kanë luajtur një ndeshje miqësore në Mitrovicë në vitin 2014, ndeshje që Turqia e kishte fituar 6:1, ndërsa të dyja shtetet janë takuar edhe në kuadër të ciklit kualifikues për kampionatin botëror “Rusia 2018”. Turqia i fitoi dyja ndeshjet. Të parën 2:0 ndërsa të dytën 4:1.