Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Larnaca, aty ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” e nisin nesër aventurën e tyre në Ligën e Kombeve, ku me fillim nga ora 18:00 do të përballen me Qipron në rolin e mysafirit.
Po ashtu, është bërë e ditur se mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar me skuadrën, për shkak të një lëndimi që e pësoi në stërvitje.
Vojvoda është rikthyer në Itali, ku edhe do ta vazhdojë trajtimin dhe rehabilitimin te klubi i tij, Torino.
Ndërkaq momentin e nisjes së ekipit kosovar drejt Qipros e gjeni më poshtë.