UBT News

Kosova drejt Greqisë pa Berishën, Zenelin dhe Zhegrovën

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku nesër do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës bëhet e ditur se me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. 

Kombëtarja e Kosovës sonte në orën 18:00 sipas orës lokale, do ta mbajë stërvitjen në Athinë./UBTNews

Exit mobile version