Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur dje përgatitjet për ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në ditën e parë të grumbullimit, futbollistët që kishin zhvilluar ndeshje me klubet e tyre gjatë fundjavës iu nënshtruan një programi rigjenerues në palestër.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur përgatitjet për sfidat e ardhshme.
Dardanët do të vazhdojnë me intensitet përgatitjet gjatë ditëve në vijim, me fokus te ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
D.L
