UBT News

Kosova nis përgatitjet për dy përballjet ndaj Italisë në kualifikimet për Botërorin 2028

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kundër Italisë, të vlefshme për Grupin 10 të fazës “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

Dardanët do të përballen fillimisht me italianët më 6 nëntor, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ndërsa katër ditë më vonë, më 10 nëntor, do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Itali, po ashtu nga ora 20:00.

Përfaqësuesja e Kosovës vjen në këto dy sfida pas një fitoreje të rëndësishme 3:2 ndaj Gjeorgjisë, të cilën e arriti në udhëtim.

Ky sukses ka rritur besimin në kampin dardan, që synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Italia.

Kosova synon të shfrytëzojë këto dy përballje për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2028.

D.L

Exit mobile version