UBT News

Kosova nis përgatitjet e para për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës i ka filluar parapërgatitjet për katër ndeshjet të muajit qershor, të vlefshme këto për Ligën e Kombeve.

Nën udhëheqjen e trajnerit Alain Giresse, paraditen e sotme e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Gjithashtu, në Kampin Nacional do të zhvillohet edhe stërvitja e dytë që zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

Në stërvitje kanë marrë pjesë 17 futbollistë, teksa pjesa tjetër do t’i bashkohet ekipit ndërkohë, ndërsa stërvitja e parë kaloi pa ngarkesa të mëdha, kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top.

Në anën tjetër, sa i përket grumbullimit, formës së lojtarëve dhe pritjet e tij për ndeshjet e radhës, në orën 14:00 në konferencë për media do të paraqitet trajneri francez, Giresse. /UBTNews/

Exit mobile version