Në Qingdao të Kinës ka nisur të premten Grand Prix i xhudos, ku në ditën e parë u paraqitën tri xhudiste nga Kosova, por pa arritur të sigurojnë vazhdim në garë për medalje.
Në kategorinë deri në 48 kilogramë, Erza Muminoviq e nisi mirë garën duke e fituar luftën e parë ndaj Su Yon Jon nga Koreja e Veriut, por u ndal në xhiron e dytë pas humbjes ndaj kinezes Wenna Zhuang.
Fatjona Kasapi u eliminua në luftën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht nga bartësja e parë, gjermanja Mascha Ballhaus.
Ndërkohë, edhe Flaka Loxha u ndal që në përballjen e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke pësuar nga Maysa Pardayeva e Turkmenistanit.
Të shtunën në garë për Kosovën do të zbresin Laura Fazliu dhe Dardan Cena.
D.L
