UBT News

Kosova nikoqire e vendeve të NATO-s: Nis gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur realizimin e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2026”. Ky aktivitet ka bërë bashkë ekipet ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, duke e shndërruar Kosovën në një qendër të testimit të shkathtësive elitare ushtarake.

Në këtë garë sfiduese po marrin pjesë përfaqësues nga Ajova (ShBA), Corps V (ShBA), Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, si dhe nikoqirja, Kosova. Pjesëmarrësit do të testohen në disiplina të rrepta që sfidojnë përgatitjen e tyre fizike dhe aftësitë taktike ushtarake në terren.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky organizim synon jo vetëm matjen e kapaciteteve individuale të ushtarëve, por edhe forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrive partnere. Gara “Ushtari më i mirë” tashmë është shndërruar në një traditë që dëshmon rritjen profesionale të FSK-së dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me standardet më të larta të NATO-s.

 

 

 

Exit mobile version