Kosova dhe Franca kanë nënshkruar sot 5 marrëveshje.
Nënshkrimi është bërë gjatë vizitës së ministrit për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, i cili është pritur në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Janë nënshkruar letërqëllimin për themelimin e Komunitetit kosovaro-francës për mbështetjen e organizmit të Lojërave Mesdhetare 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështje penale, Marrëveshjen për ekstradimin dhe Marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për zhvillimin e projektit për Lojërat mesdhetare. Katër marrëveshjet e para janë nënshkruar nga Konjufca dhe Haddad, ndërkohë që e pesta është nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati dhe ministri francez Haddad./A.K/
