Kosova është pozicionuar në Grupin B për kualifikimet në Kampionatin Botëror në futboll “Katar 2022”, kualifikime këto që fillojnë vitin e ardhshëm.
“Dardanët” do të kenë punë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, kombëtare këto tejet të forta dhe me lojtarë kualitativ
Kjo u bë e ditur pas shortit që mbrëmë u hodh në selinë e UEFA-s në Cyrih./UBTNews