UBT News

Kosova ndalon eksportimin e produkteve bazë agroushqimore

Kosova do të ndalojë përkohësisht eksportet e produkteve bazë agorushqimore.

Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën.

Shkaku për këtë janë pasojat e luftës në Ukrainë, që ka sjellë vështirësi në tregun dhe ekonominë globale.

Produktet që nuk do të eksportohen përkohësisht janë drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa, bëri me dije Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe pakon mbështetëse prej 100 milionë eurosh për qytetarët, e cila u bë e ditur dje nga kryeministri Albin Kurti.

Exit mobile version