Kosova ka pësuar nga Luksemburgu 89:99 (23:32, 23:23, 24:20, 19:24), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, Grupi B.
Ndeshja nisi e baraspeshuar, megjithatë me kalimin e minutave, Luksemburgu u tregua skuadër më e mirë dhe e fitoi çerekun e parë 23:32. Lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, ku Kosova disa herë tentoi të rikthehet, kurse kjo pjesë përfundon 23:23, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 46:55.
Dardanët rikthehen në periodën e tretë, duke afruar shifrat në 63:64, por mysafirët me një seri prej 9:0, shkëputen sërish në 10 pikë, kurse në fund me një trepikësh nga Meriton Ismaili, rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 70:75. Kosova disa herë barazoi rezultatin në 10 minutat e fundit, kurse kur kishin mbetur edhe tre minuta, mysafirët sërish u shkëputen në 84:91. Luksemburgu e ruajti epërsinë deri në fund dhe fitoi 89:99.
Sidoqoftë, Dardanët kanë ende gjasa për kualifikim. Islanda është në vendin e parë me katër fitore dhe një humbje, ndërsa Sllovakia, Kosova dhe Luksemburgu kanë nga dy fitore dhe tri humbje.
Nëse Luksemburgu mposhtet nga Islanda dhe Kosova fiton ndaj Sllovakisë, atëherë do të kualifikohen Dardanët.
Kosova të shtunën do të përballet me Sllovakinë, kurse Luksemburgu me Islandën.