UBT News

Kosova mposhtet nga Greqia në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatë nga Greqia, mbrëmë, me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve që u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse e nisën mirë ndeshjen duke krijuar rast të mirë për gol me fillim, me anë të Zenelit, por pa konkretizim. konkretizuar ato. Mundësitë e lëshuara u ndëshkuan nga skuadra mysafire që gjeti golin në mundësinë e parë kur Bakasetas shënoi për 0:1 në minutën e 35-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, si dhe tërë ndeshja.

Në pjesën e dytë “Dardanët” tentuan të shënonin, por ishin të pasuksesshëm.

Në 20 minutat e fundit Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua Fidan Aliti, madje në minutat shtesë nga loja u përjashtua edhe portieri Arjanet Muriç, pasiqë luajti me dorë jashtë zonës së tij.

Në Grupin 2 të Ligës C, Kosova ka tri pikë pas dy ndeshjeve dhe ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Irlandës Veriore në shtëpi, ndërsa Greqia ka gjashtë pikë dhe është lidere e grupit. /UBTNews/

Exit mobile version