UBT News

Kosova mposhtet ndaj Islandës në basketboll

Kosova është mposhtur nga kombëtarja e Islandës, në basketboll, me rezultat 86:62 (21:17, 24:12, 22:14, 19:19), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës të vitit 2023.

Dardanët kishin mungesa në këtë takim, ashtu si në përballjen me Slloveninë, gjë që bëri që të ndikojë në këtë takim. Kosova në çerekun e parë, të dytë dhe të tretë, u mposht nga Islanda, ani pse e nisi mirë çerekun e parë, duke regjistruar epërsi prej 0:4.

Në çerekun e fundit Kosova ishte më e mirë, që e përfundoi me rezultat të barabartë 19:19, por që rezultatet e 3 çerekëve më herët bën që Kosova të humbas këtë ndeshje.

Kosova, ndeshjet e fundit në grup do t’i ketë në muajin shkurt në vitin 2021, ndaj Sllovenisë dhe Luksemburgut, që shpreson të marr rezultate pozitive./UBTNews

Exit mobile version