UBT News

Kosova mposht Irlandën e Veriut

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara mbrëmë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur si vendase Irlandën e Veriut me rezultat tre me dy.

Në minutën e 9’, Milot Rashica, fitoi penallti për ta konkretizuar me gol, Vedat Muriqi.

Rezultatin e dyfishoi anësori i sulmit, Zymer Bytyqi, i cili pas një super aksioni shënoi në minutën e 20’ për dy me zero. Kur ishim drejt përfundimit të pjesës së parë me këtë rezultat, Shayne Lavery, arriti ta shënojë golin e parë për irlandezët, duke e ngushtuar epërsinë në 2:1 në minutën e 45’ të ndeshjes.

Kosova vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në pjesën e dytë, në të cilën qendërsulmuesi, Vedat Muriqi, shënoi golin e dytë personal në ndeshje, dhe të tretin për “Dardanët” në minutën e 52’ të ndeshjes.

Irlandezët arritën ta ngushtojnë përsëri epërsinë, në minutën e 83’ Daniel Ballard, shënon për 3:2, gol ky që edhe rezultoi të jetë goli i fundit i ndeshjes.

Me këto tri pikët e reja, Kosova, renditet në vendin e dytë me gjithsej gjashtë pikë të arkëtuara. /UBTNews/

Exit mobile version