UBT News

Kosova mposht Azerbejxhanin në Prishtinë, mban gjallë shpresat për kualifikim

Kombëtarja A e Kosovës te meshkujt në basketboll ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Azerbejxhanit, në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim.

“Dardanët” triumfuan me rezultat 81-79, në ndeshjen që u zhvillua në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Kësisoj, Kosova arrin tani fitoren e dytë në këtë kampanjë në grupe, ku ndodhet bashkë me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbejxhanin.

“Dardanët” do të jenë në aksion edhe më 23 shkurt, ku do të duelojnë me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.

Exit mobile version