Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e “play-off”-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion.
Të pranishëm në ceremoninë e shortit ishin presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda.
Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Kosova dhe Islanda janë takuar edhe më parë, në ciklin kualifikues të Botërorit 2018.