UBT News

Kosova me tre xhudistë në Grand Prix-in e Zagrebit

Kosova do të paraqitet me tre xhudistë në Grand Prix që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, që mbahet me datë 13-15 shtator 2024. Atje do të marrin pjesë 4 kontinente, 40 shtete dhe 326 garues.

Nga Kosova atje do të garojnë: Erza Muminoviq në kategorinë -52 kg, Flaka Loxha -57 kg dhe Dardan Cena (-73 kg).

Muminoviq dhe Loxha ndeshen nesër kurse Cena ndeshet ditën e shtunë. Bashkë me garuesit ka udhëtuar trajneri Fatos Tabaku.

Exit mobile version