UBT News

Kosova me shumë mungesa ndeshet me Greqinë

Sonte Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafir i Greqisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Spiros Louis”, dardanët do të zbresin në Athinë për të tentuar të thyejnë ecurinë e keqe që e ka kapluar kampin kosovar.

Trajneri Bernard Challandes, nuk do të mund të llogarisë në 10 futbollistë të cilët mungojnë për arsye të ndryshme e që Kosovës i kanë shkaktuar mjaft zbrazëti nëpër reparte të ndryshme.

Dëshpërimi nga humbja me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi me humbje ndaj Sllovenisë ka bërë që morali i lojtarëve të bie dhe do të jetë e vështirë edhe përballja me Greqinë.

Greqia është lider i grupit C3, me gjithsej 7 pikë të grumbulluara që ndiqet pas nga Sllovenia me po aq pikë, ndërkaq me nga një pikë renditen Kosova dhe Moldavia.

Exit mobile version