UBT News

Kosova me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks

Kosova ka rrëmbyer dy medalje të bronzta nga Kupa e Botës në boks që po mbahet në Budva.

Liberta Haxholli në kategorinë 75kg dhe Donat Syla në kategorinë 92kg, fituan medaljet e bronzta, vendin e tretë në Kupën Botërore në boks “Adriatic Pearl” në Budva ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë kupë botërore e ndau gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehën se nuk janë shumë të kënaqur me performancën që treguan boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për ketë kampionat evropian.

Exit mobile version