Kosova do të marrë pjesë ne turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” i 51 me radhë.
Përzgjedhësi i kombëtares Besim Brahimi ka përzgjedhur 6 boksier për këtë turne të madh ndërkombëtar Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë, Gentrit Gashi60 kg, Drilon Arifi 63.50 kg, Loris Idrizi 67 kg, Patriot Behrami 71 kg dhe Dionis Gashi 80 kg.
Me kërkesë të nikoqirit për një boksier në kategorinë 51 kilogramë, përzgjedhësi ka paraparë që ekipit t’i bashkohet edhe Dren Zariçi.