UBT News

Kosova mbyll garën në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Ka përfunduar aventura e Kosovës në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të mërkurën paradite, ekipi miks i Kosovës u eliminua në fazën çerekfinale, pasi pësoi humbje 2:0 në sete ndaj Italisë.

Ekipi italian ishte dukshëm më dominues dhe i fitoi të dy setet me rezultat identik 6:0. Për Kosovën në këtë përballje u paraqitën Donika Bashota dhe Lavdrim Krasniqi.

Megjithatë, përfaqësimi i Kosovës në padel në këto Lojëra Mesdhetare ishte pozitiv, me ekipin e parë të meshkujve dhe ekipin miks që regjistruan nga një fitore para se të ndaleshin në ndeshjet e dyta.

Ndërkohë, dy ekipet e femrave dhe ekipi i dytë i meshkujve u eliminuan që në përballjet e tyre të para.

Kështu, Kosova e përmbyll garën në padel në “Taranto 2026”, me paraqitje që i japin përvojë të rëndësishme sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

D.L

Exit mobile version