UBT News

Kosova kërkon fitoren kundër Jordanisë, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:00 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Jordanisë, ku do ta kërkoj me çdo kusht fitoren e parë nën urdhrat e trajnerit Primoz Gliha.

Në këtë ndeshje, Kosova rikthehet nga humbja me rezultat 2:1 kundër Gjeorgjisë, kurse Jordania rikthehet nga fitorja me rezultat 3:1 kundër Uzbekistanit.

Ndërsa, në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, formë më të mirë ka treguar Kombëtarja e Jordanisë ku ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, krahas Kosovës që ka një fitore, një barazim dhe tre humbje.

Në ndeshjen e sotme, probleme me mungesa të lojtarëve do të ketë vetëm Kosova, ku nuk do të paraqiten Elbasan Rashani, Zymer Bytyqi, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina, kurse trajneri i Jordanisë do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë:

Kosova (3-4-3): Muric, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Fazliji, Shala, V. Berisha. Rashica, Muriqi, Alimi

Jordania (3-5-1-1): Abulaila, Al-Dumeiri, Nasib, Abuhasheesh, Haddad, Al Raëadbeh, Haikal, Marde, Abdullarman, Faisal, Olëan.

Exit mobile version