Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e fermave ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2023 për femra.
Kosova ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kombëtares së Polonisë, përmes golit të shënuar nga mbrojtësja Liridona Syla.
Përmes një asistimi të mesfushores Donjeta Halilaj, Syla shënon në minutën e 4’ të ndeshjes për të kaluar “Dardanet” në epërsi.
Rezultati momental i ndeshjes është 1: 0 në favor të Kosovës.