UBT News

Kosova hap konkurs për specializantë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njofton se kanë hapur konkurs për specializantë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Zemaj u ka bërë thirrje kandidatëve për aplikim, si dhe palët e interesuara që ta bëjnë monitorimin e këtij procesi, për të siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë kandidatët.

“Pas regjistrimit të 1 mijë e 500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e kandidatëve të rinj për specializime, vazhdon për kandidatët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Kjo u diskutua në takimin e sotëm me kryetarin e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, dr. Labinot Shahini, andaj jemi dakorduar që të hapet konkurs për specializantët e këtyre tri shteteve.Konkursi hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) dhe pas aprovimit nga Ministri i Shëndetësisë”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Pas regjistrimit të 1.500 specializantëve për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës, çështja e…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, January 6, 2021

Exit mobile version