Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e parë të muajit shtator kundër Gjeorgjisë, ku të dy kombëtaret që gjenden në fundin e Grupit B, do të takohen sot në stadiumin “Adjarabet Arena” me fillim nga ora 18:00 për ndeshjen e parë mes vete në kuadër të fazës kualifikuese të “Katar 2022”.
Njëjtë sikurse “Dardanët”, edhe Kombëtarja e Gjeorgjisë do të synojë sot që të regjistrojë fitoren e parë në Grupin B.
Deri tani, Kosova ka zhvilluar dy ndeshje, duke regjistruar dy humbje dhe duke mos arkëtuar asnjë pikë, ku me këtë formë pozicionohet e fundit në Grupin B, krahas Gjeorgjisë që nga tre ndeshje të zhvilluara ka vetëm një pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.
Sa i përket formës të dy kombëtareve, Kosova ka rekord më të mirë duke regjistruar tre fitore dhe tre humbje në të gjitha garat, krahas Gjeorgjisë që ka një fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Sa i përket mungesave, Kosova do të jetë pa Milot Rashicën, Bersant Celinën, Hekuran Kasabaqin dhe Bernard Berishën, kurse Lirim Kastrati është rikthyer sot në grumbullim me aeroplan privat nga Polonia.
Në anën tjetër, Gjeorgjia do të jetë pa shërbimet e anësorit Levan Shengelia dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Formacionet e mundshme të Kosovës dhe të Gjeorgjisë i gjeni më poshtë:
Gjeorgjia (4-3-3): Loria; Chabradze, Kashia, Khocholava, Giorbelidze; Kankava, Daushvili, Kiteishvilli; Lobzhanidze, Kvilitaia, Mikautadze
Kosova (4-2-3-1): Ujkani; Hadergjonaj, Rrahmani, Vojvoda, Aliti; Valon Berisha, Idriz Voca; Lirim Kastrati, Besar Halimi, Rashani; Muriqi
18:00 Gjeorgjia – Kosova (Stadiumi Adjarabet Arena)