Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në ndeshjet miqësore ndaj Kombëtarës së Shqipërisë në volejboll për vajza, duke triumfuar me rezultat 3:1 në përballjen e zhvilluar në Fark të Shqipërisë.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për CEV Volleyball European League 2026, ku Kosova synon të paraqitet sa më e përgatitur në sfidat zyrtare të muajit qershor.
Vashat kosovare treguan lojë të mirë, stabilitet dhe organizim në parket, duke konfirmuar progresin e ekipit nën drejtimin e shtabit teknik të udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi. Në staf janë edhe ndihmësit Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, ndërsa së fundmi ekipit i është bashkuar edhe trajneri spanjoll Alberto Ruiz Rubio.
Kosova do të zhvillojë gjashtë ndeshje gjatë muajit qershor në kuadër të European League 2026. Fillimisht do të përballet me Kombëtarja e Spanjës në volejboll për vajza më 6 qershor, më pas ndaj Kombëtarja e Bosnjë dhe Hercegovinës në volejboll për vajza më 7 qershor.
Më 12 qershor, Kosova luan kundër Kombëtarja e Greqisë në volejboll për vajza, më 14 qershor përballet me Kombëtarja e Portugalisë në volejboll për vajza, ndërsa më 19 dhe 21 qershor do të luajë ndaj Kombëtarja e Malit të Zi në volejboll për vajza dhe Kombëtarja e Hungarisë në volejboll për vajza.
Federata e Volejbollit e Kosovës ka falënderuar Federata Shqiptare e Volejbollit për bashkëpunimin dhe organizimin e ndeshjeve miqësore, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për përgatitjen e të dy kombëtareve.
