Pesë të argjendta dhe një e bronztë, është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i karatesë në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21, të mbajtur në Lubjanë të Sllovenisë.
Medaljen e argjendtë e fituan, Islam Selmani (U-21, -60 kg), Erblin Shoshi (kadet, -52 kg), Artiol Shaqiri (junior, -76 kg), Redona Gashi (U-21, -50 kg), të gjithë në kumite dhe Alma Loki (U-21) në kata.
Me të bronztën u stolis Blerand Osmani (kadet +70 kg).