Kosova ka fituar edhe medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Peshëngritësi Kianoush Rostami ka siguruar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në kategorinë deri në 95 kilogramë.
Rostami pati vetëm një provë të suksesshme në garë. Në tentimin e dytë, peshëngritësi ngriti 166 kilogramë, rezultat që i mjaftoi për të fituar medaljen e argjendtë.
Medalja e artë i takoi algjerianit Faris Touairi, i cili ngriti 169 kilogramë.
Rostami, i cili është me prejardhje nga Irani, por garon nën flamurin e Kosovës, ka një karrierë të jashtëzakonshme në peshëngritje dhe tashmë i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje në “Taranto 2026”.
Megjithatë, gara e tij nuk ka përfunduar. Rostami do të ketë mundësi të luftojë për një tjetër medalje edhe në stilin e shtytjes.
Me medaljen e Rostamit, Kosova shkon në tetë medalje të fituara në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
D.L
