UBT News

Kosova fiton bindshëm 3-0 ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Kosova ka shënuar fitore të pastër 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke dominuar pothuajse në çdo aspekt të lojës.

Dardanët e kontrolluan takimin nga minuta e parë, duke krijuar raste të shumta dhe duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fituesin e ndeshjes. Ndërkohë, Andorra u fokusua kryesisht në mbrojtje dhe ndërhyrje të forta, duke e bërë lojën më të ashpër në disa momente.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Kosovës. Golin e parë e realizoi Fisnik Asllani në minutën e 41-të, me një goditje dënimi, ku topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë për 1-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Kosova dyfishoi epërsinë. Albion Rrahmani fitoi penallti dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 52-të për 2-0.

Në minutën e 78-të, Valmir Matoshi shënoi golin e tretë dhe të parë me fanellën e Kosovës, duke vulosur fitoren e Dardanëve 3-0.

Foto: Gjens Karaqi

Exit mobile version