Kosova e nis sot aventurën e saj në Kampionatin Botëror të Hendbollit për vajza U-18, që zhvillohet në Chuzhou të Kinës nga sot deri më 25 gusht. Ky kampionat është edicioni i dhjetë i këtij turneu dhe përfshin ekipe nga e gjithë bota.
Kombëtarja e Kosovës, e cila siguroi kualifikimin përmes IHF Trophy, është e vendosur në Grupin D së bashku me Francën, Brazilin dhe Indinë. Ky grup përbën një sfidë të madhe për vajzat kosovare, por përgatitjet intensive kanë përmirësuar shpresat për paraqitje të forta.
Ndeshjet do të zhvillohen në tri arena të ndryshme në Chuzhou: Chuzhou International Handball Hall (me kapacitet prej 7000 vende), Chuzhou Olympic Sports Center (6488) dhe Chuzhou Vocational and Technical College Stadium (3600).
Sot, më 14 gusht, Kosova U18 do të përballet me Brazilin në arenën me kapacitet 3600 ulëse, me fillim nga ora 16:00. Të enjten, Kosova do të luajë ndaj Francës në të njëjtën orë, ndërsa ndeshja e tretë në grup do të jetë ndaj Indisë të shtunën e ardhshme, gjithashtu në orën 14:00.
Pjesëmarrja në këtë kampionat është një arritje historike për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për ekipin U18, i cili është përgatitur me kujdes për të përfaqësuar vendin me dinjitet. Pas ndeshjeve të grupit, do të zhvillohen edhe ndeshjet për plasman.
Ky turne përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e hendbollit në Kosovë dhe për promovimin e talentit të rinj në skenën ndërkombëtare./UBTNews/