UBT News

Kosova e pesta në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, e 14-ta në botë

Republika e Kosovës renditet e pesta në Evropë dhe e 14-ta në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup, të bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova ka grumbulluar 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke kaluar mesataren botërore.

Në njoftimin e Qeverisë theksohet se ky rezultat pasqyron forcën e institucioneve të vendit dhe riafirmon angazhimin për të forcuar më tej kapacitetet e institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët. /E.A/

Exit mobile version