Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, pasi u mposht nga Mali i Zi me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të turneut.
Skuadra malazeze dominoi takimin dhe fitoi të tre setet me rezultat 25:17, 25:16 dhe 25:17, duke siguruar tri pikët e para në garë.
Vajzat e Kosovës treguan angazhim dhe luftuan gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arritën të gjejnë ritmin e duhur përballë një kundërshtari që u shfaq më i organizuar, më i saktë në sulm dhe më efikas në momentet kyçe të secilit set.
Pavarësisht humbjes në ndeshjen hapëse, Kosova do të synojë të reagojë në përballjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17, me synimin për të përmirësuar lojën dhe për të siguruar rezultatet e para në turne.
D.L
