UBT News

Kosova do t’i zhvillojë katër miqësore në muajin qershor

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se Kosova do të zhvillojë katër ndeshje miqësore në muajin qershor.

Sipas njoftimit të FFK-së, më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit, edhe kjo ndeshje zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disaditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore, me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë./UBTNews

Exit mobile version