UBT News

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë.

Marrëveshja është nënshkruar në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, dhe synon forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Turqia do ta mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke, të destinuara për zhvillimin dhe avancimin e Forca e Sigurisë së Kosovës, si në aspektin institucional ashtu edhe profesional.

Ministri Maqedonci e ka cilësuar këtë marrëveshje si dëshmi të partneritetit të fortë ndërmjet dy shteteve.

“Marrëveshja përfaqëson një dëshmi të qartë të partneritetit tonë strategjik dhe të gatishmërisë së përbashkët për ta forcuar më tej bashkëpunimin në mënyrë konkrete dhe afatgjate”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se mbështetja financiare nga Turqia reflekton nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe përkushtimin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon.

Exit mobile version