UBT News

Kosova dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje: Maqedonci pret ministrin Ermal Nufi

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot me një ceremoni të lartë ushtarake homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi.

Pas nderimeve shtetërore nga Garda e FSK-së, dy ministrat kanë nisur një takim dypalësh në ambientet e ministrisë, ku në fokus është koordinimi i mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Vizita e ministrit Nufi në Prishtinë vjen pas një jave intensive aktivitetesh, ku ai zhvilloi takime edhe me ministrin kroat të mbrojtjes, Ivan Anusiq. Sipas Nufit, diskutimet e fundit me aleatët rajonalë kanë synuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe adresimin e temave që lidhen me stabilitetin dhe paqen në rajon.

Pas përfundimit të takimit në Prishtinë, Maqedonci dhe Nufi pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media për të shpalosur detajet e marrëveshjeve apo pikave të diskutuara.

Exit mobile version