Organizimi i përbashkët i Kampionatit Evropian CEV U16 për Femra në vitin 2025, nga 2 deri më 13 korrik, është një arritje e madhe dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar volejbollin dhe sportin në të dy vendet.
Me pjesëmarrjen e 27 shteteve nga e gjithë Evropa, ky kampionat do të sjellë emocionet dhe konkurrencën e lartë të volejbollit në Prishtinë dhe Tiranë, duke i shndërruar këto dy qytete në qendrat e sportit evropian për disa ditë të paharrueshme. Kjo ngjarje nuk është vetëm një mundësi për t’u parë disa nga talentet më të mira të rinisë evropiane në veprim, por edhe një rast për të treguar fuqinë e bashkëpunimit sportiv midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Besimi që CEV (Confédération Européenne de Volleyball) i ka dhënë Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit është një moment historik dhe një njohje e përpjekjeve të vazhdueshme për zhvillimin e volejbollit në rajon. Ky kampionat do të jetë një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për sportin dhe për të frymëzuar brezat e rinj të sportisteve në të dy vendet.
Verë 2025 pritet të jetë e mbushur me emocion dhe ngazëllim për të gjithë adhuruesit e sportit, dhe ky kampionat do të shërbejë si një ngjarje e madhe ndërkombëtare që do të promovojë si talentet e reja, ashtu edhe mikpritjen e Kosovës dhe Shqipërisë./UBTNews/