UBT News

​Kosova dhe Bullgaria synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Në takimin e realizuar mes Ambasadorit të Republikës se Kosovës, Haxhi Bajraktari dhe kryetar i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Bullgarisë (BCCI), Tsvetan Simeonov, mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, sfidat dhe prioritetet që kanë bizneset në Kosovë dhe në Bullgari ishin në fokus të parë.

Sipas një njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Sofje, ambasadori Bajraktari, vlerësoi rolin e Odes Ekonomike të Bullgarisë në mbështetjen dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për operimin e bizneseve në tregjet respektive.

Njëherësh ai edhe ofroi gatishmërinë e Ambasadës dhe Institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës për të mbështetur iniciativa që rrisin lidhjet ekonomike dhe tregtare me Bullgarinë.

Ndërkohë, kryetari i BCCI-se, Simeonov duke ofruar ekspertizën profesionale të institucionit që drejton, vlerësoi se ka potenciale për bashkëpunim dhe shprehu interesin që marrëdhëniet ekonomike të avancohen në nivele më të larta, me theks të veçantë në nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe intensifikimit të dialogut ekonomik ndërmjet dy vendeve./S.K/KP/

Exit mobile version