Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, theu një rekord të madh mbrëmjen e së mërkurës me het-trikun e tij ndaj Kosovës. Haaland shënoi të gjithë golat e Norvegjisë në fitoren 3-0 në ndeshjen miqësore kundër Kosovës, duke arritur het-trikun e tij të 22-të në karrierë.
Sipas faqes së njohur Squawka, Haaland tani ka më shumë het-trik se Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero, të cilët kanë nga 21 het-trik secili. Nga këto, nëntë het-trikë janë shënuar me fanellën e Manchester Cityt, përfshirë katër golat kundër Wolves muajin e kaluar.
Në ndeshjen kundër Kosovës, Haaland shënoi në minutat e 15-të, 70-të dhe 75-të. Me këto tre gola, ai ka shënuar 30 gola në 32 paraqitje për Norvegjinë dhe 90 gola në 98 ndeshje për Cityn.
Haaland gjithashtu mban disa rekorde për het-trik në Premier Ligë, duke qenë lojtari më i shpejtë që shënon dy, tre, katër dhe pesë het-trik./UBTNews/