Në nderim të Epopesë së UÇK-së, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës do të sjellin një performancë solemne nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Programi i mbrëmjes përfshin vepra të kompozitorëve të njohur: Drinor Zymberi, Vasil Tole, Valton Beqiri, Feim Ibrahimi dhe Avni Mula, me pjesëmarrjen e pianisteve Elizabeta Qarri dhe Artemida Qarri.
Ky koncert akademi realizohet si një akt institucional kujtese dhe respekti, duke nderuar përmes artit muzikor sakrificën, heroizmin dhe vlerat kombëtare të historisë sonë.
Performanca do të mbahet më 06 mars 2026, e premte, duke filluar nga ora 19:00, në sallën “Kuqe-Ketojane” të Pallatit të Rinisë dhe Sportit. Të pranishmit do të kenë mundësinë të përjetojnë një mbrëmje të paharrueshme muzikore, e cila lidh historinë dhe kulturën shqiptare nëpërmjet tingujve solemn të muzikës klasike.
